Capello: Interi mund të luante në finale
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, beson se Interi mund të ishte pjesë e finales së Ligës së Kampionëve në Romë këtë sezon.
“Inter meritoi të jetë në finale, ose së paku në gjysmëfinale. Fatkeqësisht ata u takuan me Manchester United në një moment kur nuk ishin të fuqishëm siç janë tash”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.
“Juve dhe Roma nuk janë në të njëjtin nivel me gjysmë-finalistët tjerë të këtij sezoni. Italianët duhet të bëjnë më shumë, jo vetëm për lojë dhe përgatitje fizike”, ka shtuar italiani.
----------------------------------------------------------------
Mourinho interesohet për Decon dhe Carvalhon
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë në Giuseppe Meazza, dyshen e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco.
Daily Mirror ka shkruar se Mourinho është i interesuar për dy futbollistët portugez me të cilët kishte punuar në Porto.
E ardhmja e Carvalhos në Chelsea është e pasigurt, pasi në katër muajt e fundit ai ka vetëm dy paraqitje për blutë.
Deco në anën tjetër, kaloi nga Barcelona në Chelsea duke bërë një debutim impresiv, por me kalimin e kohës ai e humbi ritmin.
Mediat angleze shkruajnë se Mourinho do të përpiqet ta shfrytëzojë situatën e tillë për t’i sjellë të dy lojtarët në Inter